Euro e nis javën me rënie, rritet dollari

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 13:20 | Ekonomi
Euro e nis javën me rënie, rritet dollari

Edhe gjatë javës së parë të shtatorit euro ka vijuar trajektoren rënëse duke humbur terren ndaj monedhës vendase. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet për 108.29 lekë ose 0.13 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas.

Pavarësisht disa shenjave të forcimit gjatë javës së shkuar, euro vijon rënien teksa po tregtohet në pikat  e këmbimit valutor në shitje për 108.92 lekë, ndërsa po blihet për 107.64 lekë.

Edhe paundi britanik e ka nisur javën me rënie ndërsa valutat e tjera kryesore në vend si dollari amerikan apo franga zvicerane po tregojnë tendenca rritëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos