“Mirëpres të gjitha memet”, Kancelari Scholz rrëzohet duke bërë vrap

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 12:08 | Bota
“Mirëpres të gjitha memet”, Kancelari Scholz rrëzohet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është përfshirë së fundmi në një incident, duke u dëmtuar rëndë në njërin sy, e për pasojë ai ka vendosur një maskë për të mbuluar dëmtimet.

Scholz u rrëzua teksa bënte vrap fundjavën që lamë pas, ndërsa si pasojë e rrëzimit, ai pati dëmtime për shkak të të cilave shtyu edhe disa takime që ishin programuar në fundjavë.

Sot, ai ka postuar një foto në rrjete sociale, në të cilën duket që ka dëmtime në syrin e djathtë teksa e ka fashuar në stil pirati.

Ajo që është e dukshme janë gërvishtjet rreth e qark syrit. Megjithatë kancelari gjerman ka zgjedhur ta kalojë me humor këtë situatë.

“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket më keq se sa është në të vërtetë!”.

Wer den Schaden hat…
Bin gespannt auf die Memes. Danke für die guten Wünsche, sieht schlimmer aus, als es ist! pic.twitter.com/bB5INX8HnM (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos