Një vrasje me armë zjarri është regjistruar, pasditen e djeshme në Prizren, ku raportohet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, sipas të cilit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbana” rreth orës 19:00, njofton Kosovapress.
Bytyqi ka thënë se Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes derisa mjekët kanë konstatuar vdekjen.
Ai ka bërë të ditur se personi, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri është në kërkim nga Policia. (A2 Televizion)
