Mbi 73,000 persona mbetën të bllokuar prej baltës, nis eksodi nga “Burning Man”

Nga A2 CNN
5 Shtator 2023, 14:59 | Bota
Mbi 73,000 persona mbetën të bllokuar prej baltës, nis eksodi nga

Pjesëmarrësit në festivalin “Burning Man” kanë nisur me ritme të avashta që të lënë shkretëtirën e Nevada-s me pushimin e reshjeve të shiut.

Ata mundën të lëviznin vetëm pasi balta e krijuar nga reshjet e dendura të shiut nisi të thahej.

Organizuesit e festivalit bënë të ditur se ata nisën që të lejonin kolonën e makinave që të lëviznin drejt rrugës kryesore rreth orës 14.00, të hënën, edhe pse për disa bënë kërkesë që ta shtynin daljen në mënyrë që të mos bllokohej trafiku.

Deri të hënën pasdite, rreth 54 mijë njerëz mbeteshin ende në vendin ku mbahej festivali.

 Po ashtu, organizatorët u bënë thirrje njerëzve që të mos tentonin të dilnin në këmbë nga shkretëtira Shkëmbi i Zi, ashtu siç kishin vepruar disa të tjerë përgjatë fundjavës.

Festivali u mbyll për automjetet pasi të premten ra më shumë se 1.3cm shi duke shkaktuar përmbytje dhe një baltë që shkonte deri në gju. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos