Rusia: Përgjatë 3 muajve të kundërofensivës, Ukraina ka humbur 66 mijë ushtarë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 09:17 | Bota
Rusia: Përgjatë 3 muajve të kundërofensivës, Ukraina ka

Rusia pretendon se përgjatë 3 muajve të fundit, që përkon me kundërofensivën, Ukraina ka humbur 66 mijë ushtarë. Shifrat janë bërë me dije nga Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Në një dalje për mediat, ai tha se asnjë nga sulmet e nisura nga Kievi zyrtar nuk ka arritur objektivin e tyre, ndryshe nga sa pretendon Ukraina.

Nga ana tjetër, ai tha se gjithashtu kanë shkatërruar edhe sisteme armatimesh. Shifrat e dhëna nga ministri rus i Mbrojtjes nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Mirëpo, përkundrejt deklaratës së Shoigu, Kievi flet për shkatërrimin e vijës së parë të mbrojtjes së forcave ruse në Zaporizhia, përveç fitimeve të vogla territoriale në jug dhe tani e përkufizon kundërsulmin si premtues për të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos