
Një dëshmitare okulare ka kapur me video momentin dramatik kur gurët u rrëzuan në një parking në Tenesi të SHBA.
Rrëshqitja e gurëve të premten erdhi pas ditëve të reshjeve të dendura në Gatlinburg, Tennessee. Një grup miqsh ishin mbledhur në këtë parking për të shijuar një darkë kur panë fillimin e rrëshqitjes së gurëve.
Një anëtar i grupit vuri re gurët që binin dhe e zhvendosi makinën e tij në mes të parkingut. Chrissie McCormick, e cila filmoi videon, dhe shoqja e saj u drejtuan drejt automjetit. Për habinë e tyre, ato panë më shumë gurë që bien, duke u forcuar gradualisht.
Sipas raportimeve, nga rrëshqitja e gurëve nuk ka persona të lënduar. (A2 Televizion)