
Sado që përpiqeni t’i rritni siç duhet fëmijët tuaj, e vetmja gjë që është e sigurt është se nuk ka manual për “prindër të përsosur”. Nëse mendoni se po bëni gjithçka siç duhet si prind, mbani në mend se sjelljet e mëposhtme po rezultojnë të jenë plotësisht toksike. Përdoruesit e internetit i kanë mbledhur dhe ne jua prezantojmë.
Nuk gjen kurrë kohë për të shpjeguar diçka që ata nuk e kuptojnë. Kur nuk i shpjegon gjërat që janë të vështira për t’u kuptuar, po aplikon një nga metodat më joefektive si prind.
Nuk i lini të bëjnë gabime. Ju dëshironi që ata të shkëlqejnë në shkollë, të mos shprehin pyetje, të bëjnë gjithçka në mënyrë korrekte. Përveç kësaj strategjie, ju i pengoni ata të bëhen të aftë të mendojnë siç duhet.
Ju i bërtisni atyre. Kur keni qenë fëmijë, ndoshta keni përjetuar abuzim verbal nga prindërit tuaj. Dhe tani me siguri po ua përsërisni fëmijëve tuaj. Mirëpo, kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bësh dhe shkenca e konfirmon. Në vend që të ngrini zërin, filloni një bisedë me ta.
Ju i krahasoni me fëmijët e tjerë. Ju u thoni atyre se shokët e tyre të klasës janë më të mirë në shkollë, se duhet t’i imitojnë ata dhe të përpiqen më shumë. Jo, mos e bëj kurrë këtë.
Ju kurrë nuk diskutoni financat me ta. Nuk po themi se duhet t’i ngarkoni me barrëm tuaj dhe t’i stresoni, por një bisedë rreth kursimeve, për shembull, do t’i ndihmojë ata të fillojnë të mendojnë për gjërat që do t’u duhen si të rritur.
Ju i ngarkoni me shumë aktivitete jashtëshkollore. Është një taktikë shumë e mirë të cilën duhet ta zbatoni por me masë. Mungesa e kohës së lirë fare ka efekte jashtëzakonisht negative në shëndetin dhe psikologjinë e tyre. (A2 Televizion)