Emocione dhe lot, Ramos rikthehet në shtëpi pas 18 vitesh

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 09:45 | Futboll
Emocione dhe lot, Ramos rikthehet në shtëpi pas 18 vitesh

Një rikthim në shtëpi pas 18 vitesh. Sergio Ramos është prezantuar zyrtarisht përpara tifozëve të Sevilla-s si përforcimi më i ri i skuadrës.

Një ceremoni emocionuese ishte përgatitur për yllin spanjoll në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan Stadium”, që gumëzhinte duke thirrur emrin e mbrojtësit.

Në fjalët e tij të para si lojtar i Seviljës, 37-vjeçari nuk mbajti dot as lotët, ndërsa tifozët e duartrokisnin.

“Për mua është një ditë e paharrueshme, një ëndërr që bëhet realitet të kthehem në shtëpi pas 18 vitesh, Faleminderit për këtë mikpritje”, ka thënë Ramos në fjalimin e tij.

Në sezonin e fundit, qendërmbrojtësi ishte pjesë e Paris Saint Germain, por dëmtimet e njëpasnjëshme bënë që lojtari të aktivizohej shumë pak me kampionët e Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos