Kina harton projektligjin: Të ndalohen veshjet që “lëndojnë ndjenjat e kombit”, debate në rrjet

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 12:23 | Bota
Kina harton projektligjin: Të ndalohen veshjet që

Kina ka hartuar një projektligj për të ndaluar veshjet që “lëndojnë ndjenjat e kombit”. Në prjojektligj thuhet se njerëzit që veshin ose detyrojnë të tjerët të veshin veshje dhe simbole që “lëndojnë ndjenjat e kombit kinez” mund të ndalohen deri në 15 ditë dhe të gjobiten deri në 5000 juanë (680 dollarë; 550 £).

Po ashtu, ata që krijojnë ose shpërndajnë artikuj ose fjalime që konsiderohen të dëmshme për shpirtin e popullit kinez, mund të përballen me të njëjtin ndëshkim. Ndryshimet ligjore të propozuara ndalojnë gjithashtu fyerjet, shpifjet apo cenimin e emrave të heronjve dhe martirëve vendas, si dhe dëmtimin e statujave të tyre përkujtimore.

Projektligji nuk e saktëson shumë qartë se cila kategori e veshjes është e ndaluar, por ky vendim ka shkaktuar jo pak zemërim, sidomos te përdoruesit e rrjeteve sociale. Përveç se përdoruesve të internetit edhe ekspertët ligjorë në vend kanë kritikuar formulimin e paqartë të ligjit, duke thënë se ai mund të jetë i hapur për abuzim.

Zhao Hong, një profesor i drejtësisë në Universitetin Kinez të Shkencave Politike dhe Ligjit tha se mungesa e qartësisë mund të çojë në një shkelje të të drejtave personale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos