
Edhe pse në vendin e tretë të grupit, Polonia vazhdon të mbetet në garën për një biletë në Euro 2024. Atyre i erdhi në ndihmë kapiteni dhe ylli i skuadrës, Robert Lewandowski, që shënoi golat e fitores 2-0 përballë Ishujve Faroe.
Fillimisht, sulmuesi i Barcelonës zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 73, teksa 7 minuta përpara fundit vulosi fitoren.
Me këtë sukses, Polonia është vetëm një pikë larg Shqipërisë dhe ka dy pikë më pak se kryesuesit e Republikës Çeke. (A2 Televizion)