All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lufta me Bashën, Berisha: Ftoj Bardhin që të votohet si kreu i grupit të PD

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 12:07 | Politikë
Lufta me Bashën, Berisha: Ftoj Bardhin që të votohet si kreu i
All - Paragraf - 1

“Gjakrat” mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit janë sheshuar dhe tashmë është e qartë që kjo dyshe është bërë bashkë kundër Lulzim Bashës. Mes betejës më të fundit brenda Partisë Demokratike, e më specifikisht mes Bashës dhe Bardhit se kush është kreu i grupit, Berisha e ka një zgjidhje. Sigurisht ai mbështet Gazment Bardhin, të cilin e ka ftuar edhe që të bëhen zgjedhje të reja ku ai të kandidojë, pasi është i sigurt se gëzon mbështetjen e deputetëve.

“Gazment Bardhi është i ftuar me gjithë deputetët që mbështetën haptas primaret dhe këtu ishte një ndryshim themelor. Se kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. E kam shprehur në mënyrën e përsëritur edhe publikisht, edhe privatisht që Bardhi është i mirëpritur të votohet edhe për kreun e grupit të PD. Ai ka një grup deputetësh që janë të PD që e mbështesin dhe janë të mirëpritur dhe e kam theksuar janë të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëllim nuk është tani, por që kur kanë shprehur se respektojnë primaret”, tha Berisha.

All - Paragraf - 3

Madje ka zgjedhur që ta quajë si “kreun e grupit të bashkuar parlamentar”.

“Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra”, u shpreh Berisha.

Pak ditë më parë, me ftesë të Gazment Bardhi u mbajt tryeza e përbashkët me të gjithë deputetë e opozitës, përfshirë edhe Sali Berishën. Qëllimi ishte unifikimi i aksionit opozitar në sesionin e ri parlamentar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos