“Intensifikim i reformave dhe transformim i vendit drejt BE”, Soreca takon Ramën

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 15:18 | Politikë
“Intensifikim i reformave dhe transformim i vendit drejt BE”, Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takua sot me kryeministrin Edi Rama, në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuar me Punë i BE-së në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, faqja e BE-së në vendin tonë, ka ndarë një fotot nga takimi mes tyre, ku thuhet se ky është një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Ambasadori ka shprehur mbështetjen e plotë të unionit për konsolidimin e reformave dhe transformimin e vendit në rrugën e tij drejt BE- së.

“Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u takua sot me kryeministrin Edi Rama, në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuar me Punë i BE-së në Shqipëri. Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë me synimin për konsolidimin e progresit të arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt e ardhshëm dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE- së”.

Në këtë takim është diskutuar edhe për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos