1 muaj pas zjarrit në Maui, 66 persona ende të zhdukur, banorët të rrezikuar nga hiri

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 07:38 | Bota
1 muaj pas zjarrit në Maui, 66 persona ende të zhdukur, banorët

Një muaj pas zjarrit vdekjeprurës në ishullin Maui, autoritetet e Hawait janë ende në kërkim të 66 personave të zhdukur.

Të mbijetuarit nuk janë lejuar të kthehen në rrënojat e shtëpive dhe bizneseve të rrafshuara, megjithëse disa e kanë bërë këtë në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve.

“Hiri, na është thënë, është mjaft toksik. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”, tha guvernatori Josh Green, i cili njoftoi se banorët dhe pronarët e bizneseve së shpejti do lejohen vizita të planifikuara, por të mbikëqyrura.

Operacioni për heqjen e mbeturinave pritet të zgjasë disa muaj dhe kostoja e tij vlerësohet në gati një miliard dollarë.

Deri më tani janë konfirmuar 115 viktima, e ndërsa mbi 6000 mijë persona janë prekur, duke u zhvendosur në hotele. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos