
Media zvicerane, “Blick”, ka kritikuar Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri për paraqitjen e tyre në ndeshjen Kosovë-Zvicër, e cila u mbyll në barazim 2-2, pas golit të shënuar nga Murriqi në minutën e fundit të shtesës.
“U fol shumë para kësaj ndeshjeje. Për lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës. Për faktin se në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me rrënjë nga Kosova. U fol shumë, por sporti u diskutua vetëm pak paraprakisht. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i bëri thirrje ekipit të tij, tifozëve dhe mediave një ditë më parë: Le të jemi miq para dhe pas. Por në fushë, si në çdo ndeshje, shkojmë për tri pikë”, e nis artikullin Blick.
Më tej, Blick kritikoi lojtarët me origjinë shqiptare për paraqitjen e tyre. “Ndryshe nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të zbehtë, Freuler mund të përqendrohet vetëm në sport para ndeshjes”, shkruan media zvicerane. (A2 Televizion)