Efektet e ”Metamorfozës’, vijojnë dorëheqjet në policinë e Shkodrës

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 14:49 | Kronikë
Efektet e ”Metamorfozës’, vijojnë dorëheqjet në

Pas dorëheqjes së Elton Myrtajt dy kolegë të tij në drejtorinë e policisë së Shkodrës kanë paraqitur kërkesën për t’u larguar nga radhët e bluve. Burime jozyrtare thanë se dy emrat e tjerë kanë qenë pjesë e grupit me të cilin ish-oficeri i policisë kriminale ka punuar, ndërsa përgjimet e dosjes “Metamorfoza” nxorën se puna hetimore e policisë ishte shitur nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita dhe shefi i tij në policinë Shkodër, oficeri me inicialet L.

Elton Myrtaj u ngarkua si oficer për të hetuar sulmin me armë të ndodhur në muajin shkurt 2021.  Myrtaj ishte personi i cili hetoi tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj.

Në pamje dukeshin qartë atentatorët vëllezërit Xhenje dhe Eljo Hato, por puna hetimore për arrestimin e autorëve të krimit që ishin anëtarë të grupit kriminal Bajri në Shkodër u shit nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita, i cili kundrejt 50 mijë eurove pushoi çështjen për Ashli Bashlin dhe Eljo Haton, duke ndryshuar dhe akuzën për Shkëlzen Xhenjen nga vrasja me paramendim, në armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë shefi i Elton Myrtaj, oficeri L, sipas përgjimeve besohet se kishte marë 5 mijë euro për të zhdukur disa pamje filmike dhe disa përgjime në dosjen e atentatit, por që fatmirësisht kamerat e një karburanti kishin fiksuar gjithçka.

Gjatë operacionit “Metamorfoza”, policia arrestoi 6 persona mes tyre biznesmenin Pëllumb Gjoka prokurorin Xhevair Lita, por edhe ish-drejtorin e forcës operacionale në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri.

Në kërkim u shpallën dhe 9 persona të tjerë ndërsa vetëm pak ditë më parë në Francë u ndalua Behar Bajri i cili komunikonte me biznesmenin Gjoka për vrasjet me pagesë. Edhe pse kishte kërkuar azil në Francë, Bajri pritet të ekstradohet në Shqipëri si pjesë e grupit kriminal.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos