
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar datën 14 shtator për seancën e parë ndaj Fredi Belerit.
Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake, ku SPAK i kërkon gjykatës kalimin në gjyq të çështjes ndaj tij.
Sipas SPAK, Beleri ka kryer veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.
Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pas dyshimeve për blerje votash. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tij ka shkaktuar përplasje diplomatike me Greqinë, e cila ka kërcënuar Shqipërinë në lidhje me integrimin e vendit në BE. Kundër arrestimit të tij, janë zhvilluar edhe protesta në Himarë nga mbështetës dhe simpatizantë të tij. (A2 Televizion)