Festë dhe dhunë në Tiranë pas ndeshjes me Poloninë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 09:54 | Futboll
Festë dhe dhunë në Tiranë pas ndeshjes me Poloninë

Dhunë dhe festë. Një tablo që u pa në stadium, me incidentet në fillimin e ndeshjes të provokuara nga huliganët polakë.

Ato episode i lanë vendin festës në fushë të heronjve kuqezi, që iu bashkuan entuziazmit të më tepër se 20 mijë tifozëve në tribuna.

E njëjta gjë u regjistrua edhe në rrugët e Tiranës. Menjëherë pas suksesit ndaj Polonisë, tifozët nisën festën në kryeqytet. Makina e këmbësorë. Me shall e flamuj në duar. Tirana qëndroi e zgjuar dhe festoi deri pas mesnate, atë që mund të jetë fitorja vendimtare për kualifikimin në “Euro 2024”.

Megjithatë, edhe në rrugë, festa u ndërthur me dhunën. Tifozët shqiptarë u përplasën me grupe të huliganëve polakë, megjithatë ato ngjarje nuk ndikuan të prishin atmosferën e një fitoreje të madhe. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos