Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, por dogji ullinjtë e komshinjve, arrestohet

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 14:20 | Aktualitet
Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, por dogji ullinjtë e komshinjve,

Policia e Fierit ka arrestuar një person në fshatin Buzëmadh, nën akuzën e zjarrëvenies së qëllimshme dhe shkatërrim të pronës me zjarr.

Sipas të dhënave paraprake, 68-vjeçari I.K. ndezi një zjarr në tokën e tij për hapjen e kullotave, por flakët i dolën nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe prej 40 hektarësh me bimësi.

Gjithashtu, u dogjën dhe rreth 100 rrënjë ullinj të fqinjëve të 68-vjeçarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos