Ndryshimet në qeveri, Kuvendi miraton sot dekretet, nesër betimi në Presidencë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 09:38 | Politikë
Ndryshimet në qeveri, Kuvendi miraton sot dekretet, nesër betimi

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot dekretet e presidentit Bajram Begaj me emrat e rinj të ministrave. Dekretimi i tyre u miratua të shtunën nga presidenti, disa ditë pasi u propozuan nga kryeministri Rama, gjatë Asamblesë Socialiste.

Seanca do të zhvillohet sot në orën 14:00 dhe dekretimi i ministrave të rinj është pika e parë e rendit të ditës.

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen nesër te Presidenti i Republikës.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos