Shqiptarët drejtojnë “plantacione” kanabisi “nën hundën” e policisë në Belgjikë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 20:13 | Kronikë
Shqiptarët drejtojnë “plantacione” kanabisi

Katër shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë belge pasi akuzohen se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit në një banesë në zonën e quajtur Roeselare.

Bëhet me dije se hetuesit kanë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi në një shtëpi private që ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.

Sipas mediave të huaja efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos