Pallati 10-katësh kthehet në ferr për banorët, me dhjetëra të vdekur nga zjarri

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 10:08 | Bota
Pallati 10-katësh kthehet në ferr për banorët, me

Një pallat 10-katësh është përfshirë nga flakët duke i marrë jetën me dhjetëra personave në Hanoi të Vietnamit.

Zjarri raportohet të ketë nisur në mesnatë në parkimin e pallatit, ndërsa më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, si dhe në ndërtesat ngjitur.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë rreth 70 persona, ndërsa 54 u dërguan në spital, por agjencia zyrtare e lajmeve në Vietnam raporton se me dhjetëra persona kanë vdekur, pasi nuk kanë arritur të dalin nga pallati dhe ballkonet ishin të bllokuara me hekura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos