Frikë për 20 mijë viktima, largimi i ujit nxjerr trupat pa jetë në Libi

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 08:30 | Bota
Frikë për 20 mijë viktima, largimi i ujit nxjerr trupat pa

Merr përmasa gjithmonë e më dramatike tragjedia që ka goditur Libinë, pas përmbytjeve katastrofike të shkaktuara nga stuhia Daniel. Zyrtarët lokalë paralajmërojnë se rreth 20 mijë persona mund të kenë humbur jetën në qytetin e Dernas, ku dy diga shpërthyen duke lëshuar një cunam uji teksa banorët ishin në gjumë. Familje të tëra u rrëmbyen nga rryma dhe lagje u zhdukën nga faqja e dheut.

Banorët në qytetin e shkatërruar po kërkojnë dëshpërimisht të afërmit e zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe stafi mjekësor bën thirrje për më shumë qese për mbulimin e trupave të panumërt.

“O Zot ki mëshirë për shpirtrat e tyre. Kjo është një katastrofë nga Zoti dhe nuk mund të kundërshtojmë. Por bilanci i viktimave është masiv”, thotë një personel mjekësor.

Mijëra vetë rezultojnë të zhdukur dhe gjithçka që ka mbetur nga qyteti i Dernës janë rrënojat e godinave të shembura dhe trupat e zbuluar në rrugë, që rrisin rrezikun e sëmundjeve. Dëshmitarët rrëfejnë se zhurma nga shpërthimi i digave, ngjante me atë të një sulmi ajror ose të shtëna me artileri të rëndë. Kryqi i kuq turk, e krahasoi situatën në Derna me atë të një tërmeti.

“Kam parë shumë katastrofa, përfshirë përmbytje, zjarre dhe tërmete, por kjo këtu është diçka totalisht e ndryshme”, deklaroi një prej pjesëtarëve të stafit për BBC.

Teksa autoritetet bëjnë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare, ndarja e pushtetit mes dy fraksioneve rivale në Libi, njëri në lindje e tjetri në Tripoli, po pengojnë operacionin e kërkim-shpëtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos