Ligji për Kushtetuesen, Bylykbashi: Arsyetim skandaloz për rritjen e pagave për gjyqtarët

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 09:44 | Politikë
Ligji për Kushtetuesen, Bylykbashi: Arsyetim skandaloz për rritjen e

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se do të votojë kundër ligjit për Gjykatën Kushtetuese që i hap rrugën rritjes së rrogës për anëtarët e saj. Ligjvënësi demokrat u shpreh se arsyetimi për rritjen e pagave për këtë kategori është skandaloz dhe shtoi se nëse ligji hyn në fuqi, një gjyqtar do të paguhet sa 100 pensionistë së bashku.

“Fakti që po prek tezën e dinjitetit ishte ajo që na hapi sytë në komision, kur Këshilli i Ministrave me propozim të Gjykatës Kushtetuese sillte për miratim ligjin për ndryshime në Gjykatën Kushtetuese, por vetëm një gjë; t’i rrisim pagën gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Arsyetimi kryesor skandaloz. Duhet pagë dinjitoze dhe paga dinjitoze është 644 mijë lekë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se paguajmë dy Gjykata Kushtetuese ne dhe për çështje dinjiteti, kryetari duhet ta ketë 20% më shumë, 773 mijë lekë të reja. Bëjeni llogarinë merr sa 100 pensionistë me pension minimal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos