
Euro vijon të forcohet lehtë për të dytën ditë me radhë.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet mesatarisht me 106.95 lekë, duke fituar 0.34 pikë në raport me një ditë më parë.
Në shitje euro po këmbehet me 107.57 lekë, ndërsa po blihet për 106.35 lekë. Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe valutat e tjera kryesore në vend si solari dhe paundi. (A2 Televizion)