Laçi pret Teutën, dy ekipet synojnë fitoren e parë këtë edicion

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 11:05 | Futboll
Laçi pret Teutën, dy ekipet synojnë fitoren e parë

Sot mbyllet java e tretë në Kategorinë Superiore. Laçi pret Teutën në shtëpi, ku të dy ekipet do të kërkojnë fitoren e parë për këtë edicion.

Edhe pse statistikat flasin të gjitha për kurbinasit, Teuta e Diego Longos do të tentojë ta thyejë këtë mallkim. Teuta, pas barazimit me Tiranën, do të luajë për një tjetër rezultat pozitiv. Tekniku iitalian do të ketë në dispozicion dhe sulmuesin Ergi Gjumsi, që ndeshjen e kaluar ishte i pezulluar, ndërsa një alternativë në qendër të mbrojtjes mund të jetë dhe i afruari i fundit në skuadër, Albi Alla.

Takimi luhet këtë të premte, prej orës 16:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos