Vuçiç për takimin në Bruksel: E kishim të qartë se Kurti do të refuzonte

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 17:08 | Ballkani
Vuçiç për takimin në Bruksel: E kishim të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç reagoi për herë të parë për takimin e radhës që u zhvillua një ditë më parë në Bruksel dhe që përfundoi sërish pa asnjë marrëveshje.

Lideri serb u shpreh se ishte i sigurt që në fillim se kryeministri i Kosovës do të refuzonte gjithçka që kishte të bënte me asociacionin, para se të ndodhte njohja.

“U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian e bënë të qartë se kush është përgjegjës. Iu siguroj se nuk do të bëj asgjë që do të dëmtonte interesat e Serbisë”, tha Vuçiç

Raundi i fundit i dialogut në Bruksel ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

Ky ishte takimi i parë mes dy liderëve pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos