
Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 në rrugën “Qemal Stafa”, ku mjeti tip “Volkswagen” me drejtues një 46-vjeçar ka përplasur një këmbësor të moshuar në fshatin Kusarth të Elbasanit.
I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa po kryen veprimet procedurale ndaj shoferit të automjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)