BE e shqetësuar për dialogun, Borrell: Të nisë zbatimi i marrëveshjes bazuar në propozimin tonë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 09:42 | Kosova
BE e shqetësuar për dialogun, Borrell: Të nisë zbatimi i

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku e kërkon që Kosova dhe Serbia të nisin pa vonesa, zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

Ai tha se është detyrimi i palëve të implementojnë ujditë e arritura në të kaluarën. Borrell foli pas një takimi joformal me ministrat e Jashtëm të BE-së, në Nju-Jork, të cilët i informoi mbi raundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ministrat e Jashtëm shprehën mbështetjen e fortë për përfaqësuesin e lartë dhe për kushtet e vendosura prej tij për lehtësimin e dialogut, dhe gjithashtu për të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak. Ata shprehën shqetësim për mungesën e implementimit të detyrimeve që burojnë nga marrëveshja që çon drejt normalizimit.

Ajo që kërkojmë është të nisim implementimin mbi bazën e propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme dhe kjo përfshin detyrimin e të dyja palëve për të implementuar marrëveshjet e shkuara të dialogut”, tha Borrell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos