Kategoria Superiore, Laçi mposht Vllazninë. Fiton edhe Teuta

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 15:25 | Futboll
Kategoria Superiore, Laçi mposht Vllazninë. Fiton edhe Teuta

Laçi konfirmohet si forca e dytë e kampionatit pas Tiranës. Kurbinasit fituan 2-1 kundër Vllaznisë, në javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Sobovale dhe i riu Tresa shënuan golat e suksesit për bardhezinjtë, që ngjiten në kuotën e 7 pikëve dhe i marrin Egnatias vendin e dytë në renditje.

Në takimin tjetër të luajtur në Durrës, Teuta fitoi 1-0 përballë Skënderbeut. Ndeshja u vendos nga goli i Boshnjakut prej fillimit të lojës. Ky sukses, i pari në këtë edicion i jep frymëmarrje Teutës pas startit jo të mirë të kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos