
Skena e përqafimit të një nëne me të birin e saj 16-vjeçar pas një aktiviteti sportiv ku ai mori pjesë, është bërë virale në rrjet, pasi në gjykimin e dhjetëra përdoruesve ka qenë më i afërt se sa duhet të jetë.
Në videon në fjalë shihet 38-vjeçarja Amber Wright duke e përqafuar fort fëmijën e saj pas ndeshjes dhe duke e uruar për fitoren e skuadrës së tij.
“Ky djalë ka dhe do ta ketë gjithmonë zemrën time”, shkruante Amber në postimin mbështetës për të birin, por shumë e kritikuan sjelljen e gruas si të papërshtatshme.
“Do të ishte bukur nëse do të ishte e dashura e tij, jo nëna e tij”, ka shkruar një komentues. “Ah, ju jeni një nga ato nënat”, shtoi një tjetër me ironi.
Duke parë kritikat dhe sulmet në rrjetet sociale, nëna 38-vjeçare nga Utah reagoi për Today.com. Sipas saj ky ishte vetëm një përqafim i ngrohtë dhe mbështetës për të birin e saj.
“Isha shumë krenare për të. Unë isha thjesht një nënë krenare që përqafova fëmijën tim”, tha Wright për klipin që ngarkoi në Instagram muajin e kaluar, kur ajo shkoi me të afërmit e tjerë për të ndjekur ndeshjen e futbollit ku luajti djali i saj.
“Nuk e prisja kurrë që do të kishte njerëz që do të më shkruanin se po e abuzoj seksualisht, apo se po e josh tim bir”, theksoi Amber.
Sigurisht që nuk kanë munguar edhe komentet në mbështetje të gruas, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe që një nënë të shprehë dashurinë për djalin e saj në mënyrë spontane. (A2 Televizion)