Gjithçka gati! Kush pritet të ulet në pankinën e kombëtares gjermane për EURO 2024

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 08:38 | Sporte të tjera
Gjithçka gati! Kush pritet të ulet në pankinën e

Kombëtarja gjermane duket se ka arritur një marrëveshje me Julian Nagelsmann, ish- trajneri i Bayern Munich.

Nagelsmann është kandidatura më favorite përballë Louis van Gaal, Oliver Glasner dhe Stefan Kuntz. Madje sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane, “Bild”, Federata ka arritur një marrëveshje me 36-vjeçarin dhe pritet që ky i fundit të marrë drejtimin e Kombëtares deri në fund të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Tashmë e vetmja gjë çka mbetet është arritja e një akordi për detajet përfundimtare të kontratës.

Ish-trajneri i Bayernit mbeti pa punë që nga shkarkimi nga titanët gjermanë sezonin e kaluar, për t’u zëvendësuar nga ish-trajneri i Chelsea dhe PSG, Thomas Tuchel, e ndërsa tashmë duket se do të nisë një rrugëtim të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos