Kush e fiton “luftën” mes një krokodili dhe një pitoni?

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 11:10 | Lifestyle
Kush e fiton “luftën” mes një krokodili dhe një

Pamje sa të rralla e aq të pabesueshme janë ato që vijnë nga India të luftës mes një krokodili dhe një pitoni gjigant. Rrallë herë na rastis që të shohim dy grabitqarë që luftojnë me njëri-tjetrin, por realisht pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë vërtetë brutale.

Klipi fillimisht u postua në Instagram nga Dev Shrestha, i cili shpesh ndan video virale të gjarpërinjve gjigantë në Azi. Duket se video është filmuar në oborrin e shtëpisë së dikujt pranë një pishine prej betoni. Nuk është e qartë nëse një ose të dy nga zvarranikët në pamjet ishin të egër ose të mbajtur të mbyllur diku.

Pamjet fillojnë me krokodilin që kërcen dhe kafshon trupin e pitonit, mbi 6 metra i gjatë. Por, krokodili bën disa lëvizje duke e kafshuar pitonin në trup e duke e shkundur për ta “eliminuar”.

Gjarpri përpiqet të reagojë e të luftojë, por sikurse duket nga pamjet, krokodili e ka shtrënguar aq fort, saqë sipas dëshmitarët aty thonë se, pitoni u nda në dysh. Nuk dihet saktësisht se ku janë filmuar këto skena. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos