Bashkimi i Bardhit me Berishën, Ambasada e SHBA për A2 CNN: S’kemi ndryshuar qëndrim për “non gratat”, kujdes angazhimet me figura të tilla

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 14:19 | Politikë
Bashkimi i Bardhit me Berishën, Ambasada e SHBA për A2 CNN:

Ambasada Amerikane nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon personave të shpallur “non grata” në Shqipëri.

E pyetur nga A2 CNN mbi takimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të PD-së me ata të Rithemelimit, zyra diplomatike shprehet se të gjitha palët duhet të shqyrtojnë me kujdes angazhimin e tyre me figura të tilla.

“Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në reagim.

Sa i takon debatit se kush është kryetar i Partisë Demokratike, Ambasada e SHBA shprehet se: “Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos