Zgjedhjet e pjesshme lokale, PS-ja mbyll fushatën elektorale në Kukës

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 10:34 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PS-ja mbyll fushatën elektorale në

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen për bashkinë e Kukësit, më 24 shtator.

Balluku shprehu mbështetjen e qeverisë për kandidatin e PS-së, Albert Halili, mbështetje e cila ka projekte konkrete për zhvillimin e turizmit malor.

Për drejtuesin politik të PS-së për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko, vuri theksin se në krye të bashkisë dihet një njeri me emër të mirë.

Ndërsa kandidati i PS-së për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj, u premtoi zgjedhësve se për katër vitet në vijim, nëse do të zgjidhet ai, Kukësi do të ketë zhvillime të dukshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos