28 deputetë firmosin për Bardhin si kryetar grupi, Basha: S’merrem me tallava

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 08:36 | Politikë
28 deputetë firmosin për Bardhin si kryetar grupi, Basha:

Lufta e brendshme në Partinë Demokratike vijon. 28 deputetë kanë firmosur që kryetar grupi i kësaj force politike të jetë Gazment Bardhi dhe jo Lulzim Basha. Mirëpo, ky i fundit ka zgjedhur që të mos e komentojë këtë vendim, duke thënë se nuk “merret me tallava”.

“Nuk merremi me tallavatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla”, tha Basha.

Në Kuvendin Kombëtar të mbajtur pak javë më parë, Basha bëri ndryshime në statutin e PD-së, ku vendosi se në rast se demokratët do të jenë në opozitë, atëherë kryetari i partisë do të jetë edhe kryetar grupi. Pra e “zhveshi nga pushteti”, Gazment Bardhin që dikur e kishte aleat, e ndërsa sot është krah Sali Berishës. Mirëpo, ky vendim i Bashës nuk është pranuar nga shumica e deputetëve.

Deputetët që kanë firmosur
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos