Duheshin 84 vota, Kuvendi nuk kalon dot ndryshimet në ligjin për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 18:06 | Politikë
Duheshin 84 vota, Kuvendi nuk kalon dot ndryshimet në ligjin për pagat

Për herë të dytë radhazi, Kuvendi nuk mundi të votonte ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e kësaj trupe.

Nisma u hoq nga rendi i ditës kur u konstatua se në sallë nuk mund të plotësoheshin 84 vota, kjo pavarësisht dakordësisë së dhënë nga grupimi i Lulzim Bashës.

Shumicën e cilësuar, Kuvendi e arriti në miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për shtetësinë. Kjo nismë u miratua me 95 vota pro dhe 1 kundër.

Sa i takon projektvendimit për zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me gjashtë muaj, u miratua me 77 vota pro dhe dy kundër të Bujar Leskajt dhe Petrit

Sa i takon projektvendimit per zgjatjen e afatit te komisionit te posaçem per reformen zgjedhore me 6 muaj, u miratua me 77 pro dhe dy kunder te Bujar Leskajt dhe Petrit Dodes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos