
Ndërron jetë në spital 79-vjeçari që u përplas nga makina në qendër të Korçës.
I moshuari Muhamet Allisha, për disa orë ishte në gjendje të rëndë. Më pas, pati tentativa për ta transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por për shkak të gjendjes shumë të rënduar helikopteri mbërriti në qytetin juglindor dhe u kthye bosh.
Kujtojmë se i moshuari u përplas nga automjeti tip “Benz” ndërsa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”. (A2 Televizion)