
Një skenë vërtetë të rëndë kanë parë rezidentët e qytezës së Largo në Florida, teksa një aligator gjigand ka dalë nga uji, duke bërë xhiro në park me një kufomë në gojë.
Autoritetet ndërhynë pasi morën denoncime nga qytetarët, të cilët panë aligatorin gati 4 metër të gjatë duke dalë nga uji pranë Ridgecrest Park, me trupin e një burri shtrënguar fort në nofullat e tij.
Me ndihmën e Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida, aligatori u vra nga autoritetet.
“Shumë nga fqinjët e mi ishin këtu jashtë dhe më treguan për aligatorin e madh. Teksa po qëndronim këtu dëgjuam një të shtënë, mendoj se ata e vranë aligatorin”, tha banorja e zonës Jennifer Dean për Bay News.
Duhet të theksohet se incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth një milje larg vendit ku një burrë u gjet i vdekur në maj 2022 dhe pas një autopsie të kryer, rezultoi se ai u mbyt pasi u sulmua nga një aligator.
Ndërkohë, hetimet vijojnë dhe do të kryhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e vdekjes së burrit që u gjet në gojën e zvarranikut gjigand. (A2 Televizion)