Përse është i rëndësishëm ndryshimi i Kodit Zgjedhor?

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 14:02 | Politikë
Përse është i rëndësishëm ndryshimi i Kodit

Kuvendi vendosi të rijetëzojë komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Politika shqiptare e cila dy vitet e fundit është futur në një kaos, herë me sherrin e përhershëm tashmë për drejtimin e PD-së, e hera herës me arrestimet e SPAK, e vendosi në plan të dytë reformimin e Kodit Zgjedhor.

Kjo neglizhencë politike është e dokumentuar ku 18 muaj nuk ka mundur të bëj as 10 mbledhje me zero produkt çka ka ngjallu edhe skepticizmin nëse reforma zgjedhore është në planet e politikës apo jo.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri është bërë si ajo çështje, që ne vazhdimisht themi, Shqipëria është parajsa por është në duart e djallit”, tha Gerta Meta.

“Për publiku ne gjerë sa herë që dëgjohet reformë zgjedhore është një qasje totalisht jo serioze”, tha Premto Gogo.

“Jemi në kërkim të këtij shansi që a do ta kemi ndonjëherë ketë shans që atë çka artikulojnë partitë politike të bëhen një herë burra dhe ta mbajnë atë dreq fjale”, theksoi Gerta Meta.

Po përse është i rëndësishëm ndryshimi i Kodit Zgjedhor? E para lidhet me detyrimet që rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo trupë gjyqësore jo pak herë ka kapur Kuvendin mat, me nisma të cilat kanë qenë në shkelje të Kushtetutës ku për Kodin Zgjedhor dy janë shkeljet kryesore. E para është pragu i vendosur brenda listës ku Gjykata e konsideroi jo kushtetuese herësin prej 10mijë votash, që praktikisht ka hedhur mënyrën se si shpërndahen mandatet e deputetëve. E dyta është vota e emigrantëve ku edhe për këtë, afati është drejtë skadimit

Por ajo që i jep më shumë rëndësi këtij procesi është fakti se caktohen rregullat e lojës se si qytetarët shqiptar do t’ia delegojnë pushtetin e tyre përfaqësuesve në parlament. E për të arritur qëllim, partitë politike duket kanë filluar të kristalizojnë idetë e tyre se cilat janë format që rrisin shanset për fitore.

“Sistemet zgjedhjet për mua, të gjithë nëse ekziston vullneti japin zgjedhje të mira, të drejta. Por ato mund të deformohen kur nuk ekziston vullneti dhe ky sistem është diskredituar dhe si sistem i diskretituar duhet të flaket, duket të zëvendësohet me një sistem tjetër që ngjall më shumë besim:, theksoi Berisha.

Sistemi aktual që zbatohet në Shqipëri është proporcional rajonal, ku kryetari I partisë harton listën e emrave të kandidatëve për deputetë në 12 qarqe. Ky lloj sistemi erdhi pas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2008, ku që nga pranvera e atij viti e deri më sot, është anatemuar vazhdimisht si shkaktari i krizave politike e kushtetuese që kanë përfshirë vendin.

15 vite nga votimi i ndryshimeve kushtetuese, Sali Berisha ka ndryshuar qasje. Studio e “Debatit” në A2 CNN ishte vendi ku lideri i demokratëve tregoi hapur se tashmë ka ndryshuar qasje dhe është zhbërjen e tyre.

“Se jam plotësisht dakord nëse vendoset për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Jam plotësisht dakord për të ndryshuar nenet e kushtetutës”, tha Berisha.

Por për të miratuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, opozita duhet të bind shumicën, pa votat e të cilës, asgjë nuk mund të ndryshojë në parlament. Shumica parlamentare e ka cilësuar reformën zgjedhore si prioritet të këtij sesioni parlamentar, duke konsideruar emergjente miratimin e neneve që burojnë nga vendimet e gjykatës kushtetuese, por le të hapura mundësitë edhe për ndryshim sistemi.

“Përsa i takon sistemit, kam të njëjtën përgjigje, është një çështje që na takon të diskutojmë në atë formim. Sigurisht që ne në kohë të ndryshme kemi patur debate të ndryshime dhe kemi ofruar sisteme të ndryshme dhe besoj se gjithmonë ka vend për të diskutuar sistemet zgjedhore. Çdo vend demokratik herë pas herë i rishikon këto sisteme në funksion për të marrë më të mirën përsa i takon regjimit apo qeverisjes që zgjedhin, kështu që ai është një debat gjithmonë i hapur” u shpreh Çuçi.

Këto qasje konstruktive nuk shihen me pozitivitet nga ekspertët e çështjeve zgjedhore. Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike dhe Premto Gogo nga organizata KRIIK shprehen nëA2 CNN se politika duket të tregojë më seriozitet në reformën zgjedhore e të mos bëjnë arnime legjislative.

“Kjo çështja e sistemit është si të thuash një nga diskutimet arnime që këto kanë bërë vazhdimisht në suazën se si e kanë artikuluar që problemi është sistemi. Çdo sistem ka anët e veta pozitive dhe anët e veta negative”, tha Gerta Meta.

“Të them të drejtën ka një inflacion diskutimesh lidhur me sistemin. Në teorinë e sistemeve zgjedhore nuk ka një sistem perfekt. Sistemi që ne kemi zgjedhur nuk është më i miri, por kemi më shumë se sa 1 dekadë që e administrojmë dhe ka një lloj përvoje të ngritur. Ka edhe një lloj ekspertize se si mund të përmirësohet”, tha Gogo.

“Listat bëhen nga kryetarët e partive dhe është pak e vështirë që të kemi një garë të drejtë dhe konkurruese që të mbizotëroj një figurë. Në fund fare ti i zgjedh, dhe i ve përpara një zgjedhje të vështirë qytetarët shqiptar pasi vendos një figurë që nuk i përfaqëson dhe ai është i detyruar të bëj një zgjedhje ndaj le të hapen 100% listat”, tha Gerta Meta.

“Kështu që ajo që shoh me dyshim është se shpesh politika i ushqen këto diskutime për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të reformës zgjedhore. Hajde i zhbëjmë problematikat se fajin e ka sistemi”, u shpreh Gogo.

Aktorët politikë opozitarë edhe pse janë në një konflikt të vazhdueshëm, duket se kanë një pikë që I bashkon. Reformimi i sistemit zgjedhor dhe kalimi në listat e hapura. Tre vite më parë diskutimi për listat e hapura u shihte me skepticizëm nga aktorët e mëdhenj politik të Tiranës, por që më vonë filluan ta përqafojnë pjesërisht si ide. Tashmë duket se rruga drejtë parlamentareve të 2025 do të mbizotërohet nga debati për lista të hapura.

“Duke nisur me listat e hapura, lidhjen e drejtë për drejtë të votuesit me të zgjedhurin, pa sekser në mes, me çfarë do forme. Lista të hapura për ne do të thotë largimi I konceptit të herësit nga Kodi Zgjedhor. Listat e hapura do të thotë se qytetarët do të vendosin se vetë se cilin nga deputetët, cilin nga kandidatët dëshirojnë të dërgojnë në parlamentin e Shqipërisë”, deklaroi Basha.

“Ne kemi qenë gjithmonë për hapjen e listave, kemi qenë gjithmonë për referendumin dhe kemi edhe një angazhim të nënshkruar edhe me z. Berisha për të garantuar zbatimin e referendumeve”, u shpreh i PL-së Ilir Meta.

Qëndrimet e Bashës janë identike me të Metës sa i takon hapjes së listave, por diskursi i tyre publik e ngrenë nivelin e ndryshimeve ligjore në drejtim të Kushtetutës.

“Shqipëria një zonë elektorale, si Kosova, në daçit, si vendete BEdhe natyrisht të hapur për të diskutuar në 2, 3 apo 4 zona elektorale për sa kohë vota merr barazinë në kushtetutë, përsa kohë çdo deputet I dalë nga vota e qytetarëve ka pak a shumë të njëjtën numër votash”, tha Basha.

Krijimi i katër zonave të reja elektorale, nga 12 qarqe që janë aktualisht, është një ide që është mbështetur gjatë nga socialistët ku së fundmi e konfirmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi në studion e “Debatit” në A2.

“Qarqet apo Rajonet? Edhe unë jam për debat nëse duhen 12 qarqe apo 4 rajone. Ne kemi bërë reformën institucionale. Sot drejtoritë e arsimit nuk janë në çdo qark, janë në 4rajone, spitalet, apo edhe mjedisi. Ne i kemi shkuar kësaj qasjes së rajoneve”, tha Klosi.

Për të zhbërë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 duhet të preken direkte kompetencat e Presidentit të Republikës. Që pas Bamir Topit, krerët e shtetit kanë pas më pak fushë veprimi në rolin e tyre si kryetar shtetit. Për të qenë më konkret.

“Marrëveshja e 2008 pa asnjë diskutim që ka qenë një gabim është pak të thuash, sepse vendi sot është në situatën e kapjes së shtetit jo për atë se çfarë ka ndodhur gjatë vitit të fundit apo dekadës së fundit, por për shkak të çmontimi apo fillimit të çmontimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve në 2008”, tha Meta.

Për koincidencë, edhe në këtë çështje idetë e opozitës duken të unifikuara. “Që kur 2008 i hoqi një nga një dhëmbët dhe dhëmballët Presidentit të Republikës, vendi është përballur me kriza kushtetuese. Paaftësia e institucioneve për të zgjidhur krizat politike është kthyer në kriza kushtetuese dhe një nga arsyet është zhbërja e krizës kushtetuese. Rikthimit i Presidentit si garant i Kushtetutës dhe rikthimin e kompetencave që iu hoqën netët e prillit 2008”, u shpreh Basha.

2008 tregoi se nuk është i rëndësishëm unifikimi i opozitës, por kompromisi politik mes maxhorancës dhe një pjese të opozitës. Në atë kohë, Edi Rama në opozitë bëri kompromis me Sali Berishën kryeministër, edhe pse Ilir Meta e aktor të tjerë të vegjël ishin kundër.25 vite më vonë, ky kompromis kërkohet të hidhet poshtë, por se sa do të arrihet, do ta tregojë koha, nëse partitë politike do dalin mbi interesat e tyre apo fati i reformës zgjedhore do të varet sërish nga kompromise të njëanshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos