“Thelbi i standardit zgjedhor nuk u cenua”, Celibashi tregon pengjet për “14 Majin”

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 20:36 | Politikë
“Thelbi i standardit zgjedhor nuk u cenua”, Celibashi tregon pengjet

“Procesi zgjedhor nuk ka impaktuar thelbin e standardit të zgjedhjeve të 14 majit.” Kështu shprehet me bindje të plotë komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në “Intervistë” me Merita Haklajn këtë të premte.

Edhe pse e pranon që ka gjëra që duhej të ishin menaxhuar më mirë, Ilirjan Celibashi shprehet se zgjedhjet e 14 majit ishin në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor, të Kushtetutës dhe të akteve ndërkonbëtare që përcaktojnë standardin e zgjedhjeve.

“Edhe nga ajo çfarë u deklarua nga vëzhguesit ndërkombëtarë, u evidentua kjo që unë thashë. Dhe, veçanërisht raporti i ODIHR i vlerësoi zgjedhjet si gjerësisht, të mirëorganizuara.”

Rezultatet e 14 majit, sipas kryekomisionerit, përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa, i pyetur nëse ai si drejtues i KQZ-së ka pengje lidhur me mënyrën sesi u administruan zgjedhjet e 14 majit, Ilirjan Celibashi thotë se pati procese që nuk shkuan mire, por “jo për neglizhencë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos