
Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, e quan shpagim për demokratët pranimin e akuzave nga Charles McGonigal, ish-shefi i kundër zbulimit në FBI.
Në një reagim në mediat sociale, Basha shton se tashmë e vërteta nuk mund të ndalet nga askush dhe shigjeton Edi Ramën dhe Sali Berishën, për të cilët thotë se kanë bërë sulme pabaza kundër tij. “Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, shkruan Basha. (A2 Televizion)