
Natalia Bryant, vajza e madhe e legjendës së NBA, Kobe Bryant, bëri të premten debutimin e saj në pasarelë gjatë Javës së Modës në Milano.
Bryant bëri ecjen e saj në pasarelë në shfaqjen e Versace-s. Bukuroshja brune, vetëm 20 vjeç, doli në pasarelë me bashkë me super modele të tjera si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner. Nëna e saj krenare Vanessa Bryant , e ndiqte me sy që nga rreshti i parë.
Natalia modelonte me një fustan të zi me shpatulla këndore që i nxirrnin në pah këmbët elegante.
E veja e Kobe Bryant ndau disa foto të vajzës së saj të madhe në Instagram: “Natalia, jam shumë krenare për ty! Ia dole mama!!!!” Shkroi ajo bashkë me fotot.”
“Të dua shumë dhe jam shumë e lumtur për ty @nataliabryant! Bellisima! Versace!”
Java e Modës në Milano nisi të martën më 19 shtator dhe do të përfundojë të hënën më 25 shtator.
Javë para se të niseshin për në Evropë, Vanessa dhe Natalia ishin në Los Angeles ku ndoqën koncertin e mbushur me yje të Beyonce në SoFi Stadium. (A2 Televizion)