Panik në Greqi, gjiri i Korinthit goditet nga 19 tërmete të njëpasnjëshme

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 11:02 | Ballkani
Panik në Greqi, gjiri i Korinthit goditet nga 19 tërmete të

Ka ngjallur frikë dhe panik në radhët e banorëve rreth zonës së Gjirit të Korinthit vala e dhjetëra lëkundjeve sizmike të njëpasnjëshme që janë regjistruar, në orët e para të kësaj të hëne.

Mediat greke raportojnë se gjatë orëve të fundit ka pasur tërmete të vazhdueshme me intensitet relativisht të ulët, ku më i madhi ka arritur në 3.8 të shkallës Rihter.

Τελευταίες 12 ώρες, 26 σεισμοί: 3.5, 2.2, 1.7, 1.9, 1.9, 2.3, 1.7, 2.7, 2.6, 2.2, 1.6, 1.5, 1.6, 1.9, 1…#σεισμος #seismos pic.twitter.com/vd4qWD5IMU

Sipas analizave të Institutit Gjeodinamik për tërmetet, lëkundjet më të mëdha kanë ndodhur në mëngjes herët dhe e kishin epiqendrën 13 km në veri-verilindje të Xylokastros, me thellësinë fokale të llogaritur në 13,4 km.

Megjithatë, lëkundjet më të dobëta të tërmeteve ndodhën si para, ashtu edhe pas magnitudës 3.8 ballë.

Vlerësohet se në zonë janë regjistruar më shumë se 19 pasgoditje, të cilat pavarësisht fuqisë së ulët kanë trembur banorët e rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos