Zhduket nga burgu kreu i bandës famëkeqe, kërkohen të gjithë Amerikën e Jugut

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 16:03 | Bota
Zhduket nga burgu kreu i bandës famëkeqe, kërkohen të

Forca policie në disa vende të Amerikës së Jugut janë vënë në kërkim të liderit të një bande venezuelase, i cili u arratis nga një burg “luksoz” që kontrollohej prej tij, pak orë para ndërhyrjes së autoriteteve.

Në momentin që 11 mijë ushtarë dhe policë hynë në burgun e Tocoron, që drejtohej nga banda, Héctor Guerrero Flores nuk gjendej askund.

Nën drejtimin e tij, Tocoron u kthye në një burg që më shumë i ngjante një resorti, i pajisur me pishtinë, kopsht zoologjik dhe një lokal nate.

39 vjeçari nga Aragu kishte më shumë se 10 vite që hynte e dilte si të donte nga burgu i Tocoron, pasi kishte korruptuar rojet.

Në burg qëndronin mbi 6000 të dënuar të cilët tashmë do të transferohen në burgje të tjera. Sipas raportimeve në Tocoron kishte dhe njerëz që nuk kishin kryer krime dhe të padënuar që qëndronin me familjarët e tyre kriminelë.

Pas ndërhyrjes së policisë, pati dhe një protestë të këtyre njerëzve të cilët deklaronin se nuk kishin se ku të shkonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos