Konsumoi helium nga një bombol, përfundon në spital 28-vjeçarja në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 11:35 | Kronikë
Konsumoi helium nga një bombol, përfundon në spital

Një 23-vjeçar që shiste bombola me helium është shpallur në kërkim nga policia. I riu po kërkohet pasi një vajzë 28-vjeçare përfundoi në spital pas konsumimit të lëndës kimike.

Bombolën ajo e kishte blerë në një tabakino në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Policia njofton se gjatë kontrollit në tabakinon e 23-vjeçarit, u gjetën 2 bombola me lëndë kimike helium. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për F. P., 53 vjeç, shitës në tabakino, kurse pronari u shpall në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos