
Një 38-vjeçar, i identifikuar si Fation Dervishi, është qëlluar me armë zjarri pak pas mesnate. I riu humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund të Sukthit. Në ndihmë të policisë së Durrësit janë nisur dhe dy grupe të FNSH-së së Tiranës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Durrës/Informacion paraprak
Në Katund, Sukth, te shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës. (A2 Televizion)