Apeli lë në fuqi dënimin për ish-shefin e Krimeve të Elbasanit, Leonard Palushi

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 09:08 | Kronikë
Apeli lë në fuqi dënimin për ish-shefin e Krimeve të

Gjykata e Posaçme e Apelit për Krimin dhe Korrupsionin ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për ish-shefin e Krimeve të Elbasanit, Leonard Palushi.

Në prill të këtij viti, Palushi është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij u vendos 2 vjet e 4 muaj.

Ish-shefi i Krimeve të Elbasanit akuzohet për “korrupsion”. Sipas SPAK, Palushi ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit.

Njëkohësisht, SPAK kërkoi sekuestrim të mjetit dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos