
Shumë njerëz të “fiksuar” mund të mendojnë se nëse banania ka nisur të nxihet, atëherë ajo do duhet hedhur pasi është e dëmshme për shëndetin. Mirëpo, nuk është kështu. A e dini se kur duhet hedhur një banane? Udhëzimi i FDA thotë se për sa kohë që ato nuk janë të mykura nga jashtë, janë krejtësisht të sigurta për t’u ngrënë.
Shumë mund ta lidhin mykun me njollat e zeza që shfaqen në lëkurë, por një teori e tillë është krejtësisht e gabuar. Në fakt, myku shfaqet si njolla të bardha, gri ose jeshile, njësoj si myku në bukë, ndërsa njollat e zeza – madje edhe lëkura e zezë më vete – nuk paralajmërojnë për një kërcënim për shëndetin.
Gjithashtu, një element tjetër që na tregon se banania duhet hedhur është era e keqe. (A2 Televizion)