Plazh në tetor, durrsakët dhe të huajt shijojnë detin dhe diellin

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 17:19 | Aktualitet
Plazh në tetor, durrsakët dhe të huajt shijojnë detin dhe

Është tetor, por moti i ngrohtë me temperatura mbi 25 gradë, e kanë bërë Durrësin të frekuentuar edhe këtë fundjavë.

Në Durrës, ndonëse në vjeshtë, ka ende shumë pushues, vendas dhe të huaj, që vijnë për plazhin, për të shijuar edhe për pak ditë rrezet e diellit por edhe një shëtitje apo drekën e fundjavës.

Nëse moti me diell dhe temperaturat e larta, do të vazhdojnë, pa diskutim, bregdeti i Adriatikut do të jetë njësoj I frekuentuar.

Kjo pasi edhe vetë operatorët turistike, e pranojnë se kanë rezervime edhe për gjysmën e parë të këtij muaji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos