
Një zjarr i madh shkatërroi një kompleks të policisë në qytetin egjiptian të Ismailia që ndodhet në Kanalin e Suezit.
Në pamjet e filmuara nga dëshmitarët në vendngjarje shihen flakët që shkatërrojnë totalisht ndërtesën gjigante.
Të paktën 25 persona mbetën të lënduar ndërkohë që flakët u vunë në kontroll vetëm pas disa orësh.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje. (A2 Televizion)